Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përshëndetur tryezën e sotme politike të thirrur nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Thaçi përmes një statusi në Facebook ka thënë se është inkurajuese takimi i sotëm për të përafruar qëndrimet dhe për ta institucionalizuar agjendën shtetërore, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë statusin e tij:
Konsensusi politik dhe uniteti qytetar janë veprime esenciale për të ardhmen e Kosovës. Në shërbim të kësaj, e mirëpres platformën për dialog ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të prezantuar nga kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjithashtu është inkurajuese platforma politike e cila përfshin pika të rëndësishme te agjendës shtetëror e prezantuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Në kontekst të këtyre iniciativave përshëndes tryezën e sotme politike, të thirrur nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Është inkurajues takimi i sotëm i partive politike për të përafruar qëndrimet dhe për ta institucionalizuar agjendën shtetërore.
Konsensusi i gjerë politik është garancia ma e mirë për të përmbushur agjendën shtetërore, e cila si synim ka arritjen e objektivave euroatlantike të Kosovës. HTH./Arbresh.info
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes