Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Bruksel.
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Thaçi sot do të zhvillojë takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentit.
Lidhur me udhëtimin e tij në Bruksel, Thaçi ka njoftuar para disa ditësh, duke thënë se një nga temat që do të diskutohen në këtë takim është edhe demarkacioni me Serbinë
“Ne do të kemi çështjen me demarkacionin me Serbinë rreth 400 km, ju e dini se çfarë situate kemi kaluar me Malin e Zi, tri vite pritje. Prandaj, ne duhet të bëjmë të gjithë se bashku ekipin që do të punojë për demarkacion me Serbinë. Nuk lejojmë të cenohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës”, është shprehur ai.
Ndërkaq, opozita në Kosovë nuk po pajtohet që dialogu final të ketë për krye-negociator Presidentin Thaçi, duke e kundërshtuar vazhdimisht.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...