Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar sot kryeparlamentarin e Shqipërisë, Gramoz Ruçi me medaljen “Urdhri i Lirisë”.
Thaçi, gjatë takimit që pati me Ruçin tha se Kosova e vlerëson lart kontributin e tij në të gjitha legjislaturat e Shqipërisë e po ashtu për kontributin në lirin dhe pavarësinë e Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Vlerësojmë lart rolin dhe kontributin në të gjitha legjislaturat në parlamentin e Shqipërisë dhe rolin për lirin dhe pavarësinë e Kosovës. Për kontributin tuaj personal, unifikues për të gjitha spektrin politik në Shqipëri ju dekoroj me Medaljen e Lirisë dhe Pavarësisë “Urdhri i Lirisë” për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq, Ruçi falënderoi Thaçin për vlerësimin duke thënë se meritat për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nuk i takojnë askujt personalisht.
“Kjo është surprizë për mua. Është vizita e parë në kuadër të startimit të kësaj legjislature në Kosovë. Ju falënderoj jashtëzakonisht shumë, mund të deklaroj që kjo është dekorata e parë që marrë dhe është e veçantë se e marr nga presidenti i Kosovës. Kontributi për lirinë e Kosovës nuk i përket asnjë individi dhe në rastin konkret as mu, dhe ky vlerësim që bëni i përket gjithë spektrit shqiptar. Ky vlerësim që më dedikohet sot un ë ndaj dhe ua dërgoj të gjithë bashkatdhetarëve në Shqipëri”, ka thënë Ruçi.
/arbresh.info/
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...