Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në hutben e Fitër Bajramit kërkoi që besimtarët myslimanë të jenë maksimalisht të kujdësshëm gjatë festës.
“Edhe këtë bajram po e presim në kohë pandemie. Kujtojmë të gjithë ata që shkuan ë ahiret duke lutur krijuesin t[I marrë nën mëshirën e tij. Dhe lutemi për shërim të infektuarve. Ruani shëndetin, ruajeni njëri-tjetrin. Kujdes maksimal për shëndetin public sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar”, deklaroi Tërnava.
Për më tepër, sipas Tërnavës, feja Islame angazhohet për një shoqëri të shëndoshë dhe humane, dhe festa e bajramit bashkon familjet, farefisin e fqinjtë.
“Po përcjellim muajin e Ramazanit, muajin e kultivimit të vlerave të larta shpirtërore. Misioni I njeriut në këtë botë është që të njohë krijuesin. Shërben për të ruajtur ekuilibrin mes spirtërores dhe materiales”, është shprehur Tërnava.
Në lutjet në përfundim të faljes së namazit të Fitër Bajramt, Tërnava kërkoi që të mundësohët të punojnë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin.
“Na mundëso që si shtet të arrjmë qëllimet tona.”/arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...