Peshkopi Teodosije ka vizituar sot, Manastirin e Banjskës, ku është njoftuar për ngjarjet që kanë ndodhur në dhe rreth manastirit dje dhe sot.
Gjatë ditës EULEX-I dhe Policia e Kosovës ka zhvilluar hetime të manastir ku sipas njoftimit të Dioqezës, nuk ëhstë gjetur diçka që mund të rrezikonte mansatirin, shkruan Arbresh.info.
“Megjithatë, në dy zona të oborrit të manastirit u zbuluan armë zjarri, parzmore dhe pajisje. Këto sende u hodhën nga personat e armatosur gjatë tërheqjes së djeshme nga manastiri.”, thuhet në njoftimin e Dioqezës.
Sipas tyre, e rëndësishme është se në manastir nuk u gjetën gjurmë gjaku dhe gjatë gjithë ngjarjeve, brenda mureve të manastirit nuk pati viktima.
“Ekipet e mjekësisë ligjore morën printime dhe intervistuan pelegrinët, të cilët më pas, të shoqëruar nga policia dhe EULEX-i, kaluan kalimin kufitar të Jarinjës për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Gjatë bastisjes, Abati Danilo ia tregoi EULEX-it dhe policisë të gjitha dhomat e rezidencës, duke treguar se as murgjit dhe as pelegrinët nuk kanë pasur ndonjë përfshirje në ngjarjet tragjike.”, bën të ditur Dioqeza me anë të një postimi në X.
Press Release from the Diocese of Raška-Prizren:
Bishop Teodosije Visits Banjska #Monastery in Wake of Yesterday’s Armed Conflicthttps://t.co/mWbbe597wu
This afternoon, Bishop Teodosije visited the Banjska Monastery, where Abbot Danilo informed him about the events that took…
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) September 25, 2023
Jeta monastike në manastir po kthehet gradualisht në normalitet, bëhet e ditur në njoftim.
Dioqeza e publikon këtë deklaratë kryesisht për të kundërshtuar spekulimet e ndryshme dhe lajmet arbitrare që qarkullojnë në media. Ipeshkvi, në emër të Dioqezës, shprehu ngushëllimet për familjet e të gjithë atyre që humbën jetën në konfliktin e armatosur të djeshëm.
Peshkopi Teodosije vazhdon të bëjë thirrje për qetësi dhe paqe, duke mbajtur kontakte me KFOR-in, EULEX-in, dhe ambasadorët e Kuintit, për të mbrojtur vendet tona të shenjta dhe njerëzit besnikë.
Tutje Kisha ka thënë se mbetet e përkushtuat që çështjet në Kosovë të trajtohen në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut, teksa ka dënuar të gjitha format e mundshme të kërcënimeve dhe dhunës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...