Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se këtë të enjte do të mbahet seancë plenare, ku do të diskutohet për Raportin e Komisionit Evropian për vendin për vitin 2022.
Në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se për shkak të përmbushjes së agjendës evropiane është me rëndësi që të diskutohen të gjeturat.
“Sot u vendos që ditën e enjte të mbahet seancë, ndërsa ne si Grup Parlamentar kërkuam që të enjten të diskutohet Raporti i Progresit. Mendoj që diskutimi është e rëndësishme dhe të japim kontributin tonë si parti politike të që lidhen me reformën evropiane. Ju e dini që ky Raport ka gjetur një sërë gjetjesh në shumë fusha dhe mendoj që është e rëndësishme që të diskutohen këto gjetjesh”, ka deklaruar Tahiri./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...