Taksa ndaj Serbisë hapi vende punë e rriti çmimet në Kosovë

13:53 | 23 Maj 2019
Arbresh.info

Pas vendosjes së taksës 100% janë hapur vende pune, produktet serbe janë zëvendësuar shpejtë ndërsa çmimet janë rritur.

Kështu ka thënë të enjten kryetari i Agjencisë Kosovare të Biznesit, Agim Shahini gjatë prezantimit të hulumtimit për efektet e taksës pas 6 muajve, shkruan arbresh.info.

“Në bazë të një hulumtimi të realizuar nga rreth 600 biznese kemi dalë në përfundim se pas taksës ndaj Serbisë tregtarët kanë zgjatur partnerë të rijnë, kanë zëvendësuar produktet dhe ka pas rritje të lehtë të çmimeve”, ka thënë ai.

Shahini ka përmendur sektorët të cilët kanë deklaruar se ka pas rritje të numrit të punëtorëve.

“Numri i të punësuarve në industrinë ndërtimore është rritur për 30%, në industrinë ushqimore për 25%, transport 15%, tregti e shërbime 5% ndërsa janë deklaruar se nuk ka pas rritje 5%”, ka thënë Shahini.

Aika shtuar se rezultatet e hulumtimit kundërshtojnë deklaratat e serbëve.

“Kjo është në kundërshtim me pohimet e zyrtarëve serbë se pa produkte serbe do të ketë çrregullim të tregut.”

Sipas tij taksa ka ndikuar pozitivisht në mbi gjysmën e bizneseve të përfshira në hulumtim.

“Saktësisht 55% janë përgjigjur, pozitivisht 30%, negativisht 15%”, ka thënë ai.

E mallrat serbe, Shahini ka deklaruar se kryesisht janë zëvendësuar nga shtetet e BE-së.

“Nga shtetet e BE-së është rritur importi për 40%, Shqipëria dhe Maqedonia me 15%, Turqia 20%”, ka thënë ai.

Në bazë të këtij hulumtimi sipas Shahinit 96% e të anketuarve janë përgjigjur me po, 3% me jo dhe rreth 3% të tjerë. 85% e të anketuarave janë përgjigjur se taksa ndaj Serbisë nuk duhet hequr.

Nënkryetari i AKB-së, Bashkim Osmani që është edhe prodhues vendor ka kërkuar ndihmë nga institucionet.

“Politikat fiskale janë përmirësuar kohët e fundit dhe presim përkrahje nga institucionet sepse duke u rritur ne si prodhues ndikojmë në zhvillimin e ekonomisë, hapjen e vendeve të reja të punës”, ka thënë Osmani.

AKB ka bërë thirrje për prodhuesit kosovarë të rrisin cilësinë e tyre, të kenë prodhim dhe import të çmimeve të konkurueshme, prodhim të vazhdueshëm që do të rigjeneroj vende të reja pune./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme