Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku po bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministria e të cili është sponzorizuese e këtij Projektligji ka thënë para deputetëve se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka filluar promovimin e gjyqtarëve që do të jenë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme vetëm nevojitet shqyrtimi i projektligjit, raporton arbresh.info.
Këtë deklaratë, Tahiri e bëri pas deklaratave të kryetares së Komisionit për Legjislacion se po u kërkohet shqyrtimi me procedura të përshpejtuara.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka filluar promoviimin e gjyqtarëve që do të jenë gjyqtarë të Dhomës së Posaçme mirëpo asgjë nuk mund të finalizohet pa u shqyrtuar ky Projektligj”, ka thënë Tahiri./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?