Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka reaguar pas tollovisë së krijuar në komunikacionin në Prishtinë.
Me anë të një videoje, Tahiri i ka bërë thirrje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama që t’i ndalë eksperimentet dhe të lëshojë rrugën te Katedralja , shkruan Arbresh.info.
Ai tha se ka bërë 45 minuta për të ardhur nga Parlamenti deri në banesën e prindërve të tij në lagjen “Dardania”.
“Rrafsh 45 minuta nga Parlamenti deri te banesa e prindërve të mi, në Dardani. Kaq kohë u dashtë që të arrija këtu. M’u dasht të kthehem nga ish-pallati i shtypit, tash ndërtesa e Qeverisë, të shkoj prap nga rruga Agim Ramadani e të zbresë poshtë nga Universiteti, që të vazhdoj në drejtim të Dardanisë.”, thotë Tahiri.
“Kjo kohë i nevojitet secilit qytetar të këtij qyteti. Kryetar Rama mos bë më eksperimente me rrugë njëkahëshe, lëshoje rrugën te Katedralja, dil shih se çka po ndodhë! Qyteti është në bllokadë. Në rast të ndonjë urgjence familjare me të sëmurë njeri mbetet godare.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...