Google ADS

Abelard Tahiri: Duhet të hetohet procesi i privatizimit

10:19 | 16 Tetor 2017
arbresh.info

Procesi i privatizimit duhet të hetohet sipas Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, shkruan arbresh.info.

“Ka shumë privatizime që duhet me u hetu. Duhet të zbardhet e vërteta për shumë çështje në shesh,” është shprehur Tahiri në emisionin  “Kojshia Show”.

Sipas ministrit Tahiri, është përgjegjësi e madhe për dikasterin që drejton që bashkë me kabinetin t’i përballen sfidave të drejtësisë në Kosovë.

“Edhe Kosova nuk është imune ndaj shumë problemeve me të cilat përballen edhe vendet e rajonit,” shprehet ministri Tahiri.

Ai thotë se burgjet e Kosovës i ka gjetur në gjendje më të dobët./arbresh.info/

https://youtu.be/QPgM-kdT4Q0?t=5m4s

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme