Sveçla takohet me Komandantin e Karabinierit, u dakorduan për bashkëpunim që garanton siguri dhe stabilitet

15:02 | 12 Korrik 2024
A B

Sveçla priti në takim Komandantin e Carabinieri MSU-së në Kosovë, Kolonel Massimo Rosati

Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Komandantin e Carabinieri MSU-së në Kosovë, Kolonel Massimo Rosati në Kosovë.

“Ministri Sveçla dhe Kolonel Rosati diskutuan për aktivitetet e forcave të Karabinierit, me ç ‘rast Ministri Sveçla shprehu mirënjohjen për shërbimin që forcat e Karabinierit po e kryejnë në Republikën e Kosovës me qëllim që së bashku me institucionet tona të garantojnë ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët tanë”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Dy palët dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë si në aspektin profesional mes zyrtarëve ashtu edhe në atë operativ që garanton siguri dhe stabilitet në vendin tonë. /Arbresh.info

Të ngjashme