Google ADS

Sveçla niset për në Jarinje

17:44 | 14 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është nisur drejt pikës kufitare në Jarinje, pas kidnapimit të tre policëve.

Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar edhe një video, ku shihet vetura zyrtare e tij duke shkuar në drejtim të pikës kufitare.

Më herët u raportua se Kosova ka vendosur që të ndalojë hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia, mirëpo ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

Derisa, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë thirrje për mërgimtaret që të mos vijnë në Kosovë nëpërmjet rrugëve të Serbisë./Arbresh.info/

Të ngjashme