Gazetari Stefan Cvetkoviq është sulmuar në një kafene në qendër të Bela Crvka në Serbi. Kjo është konfirmuar nga vetë gazetari për gazetën serbe Danas, transmeton lajmi.net.
Ai ka publikuar edhe një fotografi në rrjetin social facebook ku shihet në gjendje të rëndë.
“Policia u largua pas dy ditëve të cilët kishin për detyrë të më ruajnë. Unë nuk besoj se sulmi ndodhi rastësisht. Besoj se sulmuesi dontë të më vriste”, deklaroi Cvetkoviq.
Nga pamja fizike shihet se është përgjakuar.
Gazetari që po hetonte vrasjen e Oliver Ivanoviqit ditë më parë ishte zhdukur në Serbi.
Për vrasjen e Ivanoviqit deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar.
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...