Google ADS

“Sulmi në spitalin në Gaza”, Osmani: Fatkeqësisht janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt

09:25 | 18 Tetor 2023
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit në një spital në Gaza i cili mori jetën e qindra njerëzve, në mesin e tyre edhe gra dhe fëmijë.

Me anë të një postimi në X, Osmani tha se jetët e pafajshme duhet të mbrohen, shkruan Arbresh.info.

“Është shkatërruese të shohësh pasojat në jetë njerëzore me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen.”, shkroi Osmani.

“Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, përfundoi presidentja.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të martën se Ushtria e Izraelit e ka bombarduar një spital në Qytetin e Gazës, i cili ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, duke i vrarë qindra prej tyre, raporton Associated Press (AP).

Nëse konfirmohet, atëherë ky do të jetë sulmi dukshëm më vdekjeprurës ajror nga Izraeli në pesë luftërat e deritanishme mes Izraelit dhe Hamasit që nga viti 2008.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihet zjarr i madh në dhomat e Spitalit al-Ahli, xhama të thyer dhe copa të trupave të njerëzve nëpër zonë.

Ministria tha se të paktën 500 persona janë vrarë./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Raportohet për mbi 500 të vrarë nga një sulm izraelit në një spital në Gazë

 

Të ngjashme