Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nesër do të fillojë vizitën në rajonin e Ballkanit.
Fillimisht, ai do të vizitojë Bosnjën ndërsa pasditë do të mbërrijë në Kosovë ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, shrkuan Arbresh.info.
Sipas njoftimit në NATO-s, Stoltenberg do të vizitojë Kampin e KFOR’it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR’it dhe do t’iu adresohet trupave.
Takim do të ketë edhe me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.
Ndërkaq më 21 nëntor (të martën), sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të vizitojë Serbinë ku do të ketë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.
Në po të njëjtën ditë, Stoltenberg parashihet të vizitojë Maqedoninë e Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Gjatë kësaj vizitë ai pritet të akohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.
Të mërkurën, më 22 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë, thuhet në njoftimin e NATO-s./Arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër