Google ADS

Statovci për Kearns: Përfaqësuese e denjë e një prej shteteve të bërthamës së aleatëve të Kosovës

17:57 | 21 Tetor 2023
KRG

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci është takuar me deputeten e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Stavoci  me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kearns është zëri paralajmërues i së vërtetës, shkruan Arbresh.info.

“Së bashku me deputeten e Parlamentit të Mbretërisë se Bashkuar, znj. Alicia Kearns.

Zëri paralajmërues i së vërtetës, përfaqësuese e denjë e një prej shteteve të bërthamës së aleatëve të Kosovës me të cilët së bashku, fituam lirinë, pavarësinë ndërsa sot punojmë për të fituar paqen dhe demokracinë” – ka shkruar Stavoci në Facebook. /Arbresh.info/

Të ngjashme