Deputetja e GUXO-s, Jeta Statovci ka thënës se sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar parashihet që ekonomia e Kosovës për vitin 2023, të ketë një rritje që renditet në 3 më të lartat në kategorinë e vendeve në zhvillim në Europë.
Me anë të një postimi në Facebook, Statovci tha se për vitin 2024 pritet të ketë rritjen ekonomike më të lartë në këtë kategori, shkruan Arb resh.info.
“Në raportin e publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, të titulluar “World Economic Outlook”, parashihet që ekonomia e Kosovës për vitin 2023 të ketë një rritje që renditet në 3 më të lartat në kategorinë e vendeve në zhvillim në Europë (nga 15 shtete të kësaj kategorie, duke lënë pas shtete te BE-së si Bulgaria, Rumania, Polonia). Ndërsa, për vitin 2024, Kosova pritet të ketë rritjen ekonomike të dytë më të lartë në këtë kategori.”, shkroi Statovci.
“Politikat ekonomike të Qeverisë sonë po sjellin rezultate dhe kjo është më se e dukshme!”, u shpreh ajo./Arbresh.info./
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin