Sot varrosen 5 anëtarët e familjes Sadikaj, ditë zie në Suharekë

07:25 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Komuna e Suharekës ka njoftuar se varrimi i pesë anëtarëve të familjes Sadikaj që mbeten të vdekur në aksidentin e tragjik që ndodhi të dielën në rrugën Duhël-Suharekë, do të bëhet sot.

Komuna e Suharekës po ashtu ka njoftuar se të martën në shenjë nderimi për ta ka shpallur ditë zie.

“Me këtë rast Komuna e Suharekës do të ndërpresë të gjitha aktivitet kulturore dhe sportive të planifikuara për këtë ditë si dhe do të vendos flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet. Kryetari Muharremaj edhe një herë në emër të qytetarëve i shpreh ngushëllime familjes”, thuhet në njoftimin për media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme