Adrianit Ibrahimi, në ditët e para të punës së tij ka marrë vendime të cilat mund të kontestohen për shkak të konfliktit të interesit pasi duke shfrytëzuar pozitën e tij prej shefit të kabinetit të ministrit Bejtush Gashi, ka ndikuar në gradimin kapiten të babait të tij brenda Policisë së Kosovës.
Bejtush Gashi ka emëruar si shef të Kabinetit të tij, Adrianit Ibrahimin, i cili është njëri ndër personat që e kanë paditur Ministrinë e Punëve të Brendshme për rastin e anulimit të konkursit nga marrëdhënia e punës për inspektor hetues të IPK-së.
Adrianit Ibrahimi është i biri i Luan Ibrahimit i cili në konkursin për gradim kapiten brenda Policisë së Kosovës, muajin e kaluar ka qenë i 6 në listë të bërë publike në fund të muajit Maj.
Sipas dokumentit të siguruar Adrianit Ibrahimi më 2 shkurt 2018 kishte ushtruar padi ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme – Inspektoratit Policor të Kosovës , me të cilën kishte kërkuar anulimin e vendimit të kryeshefit ekzekutiv të IPK-së, Hilmi Mehmeti dhe kishte kërkuar që të vazhdohet procedura e rekrutimit.
Gjykatësja Saranda Bogaj-Sheremeti, më 9 mars 2018, ka marrë vendim, me të cilin ka anuluar vendimin e kryeshefit ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Hilmi Mehmeti, i cili kishte anuluar konkursin për pozitën inspektor/hetues të IPK-së.
Më 9 mars 2018 ndaj këtij vendimi Ministria e Punëve të Brendshme, ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit për shkak të, siç thuhet, shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.
Pra, Ministria e Punëve të Brendshme do të përballet në procedurë gjyqësore në Gjykatën e Apelit me shefin e Kabinetit të Ministrit të MPB-së, i cili kishte konkurruar për inspektor hetues.
Ky konkurs ishte anuluar me kërkesën e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i cili gjatë kohës sa kandidatët ishin në pritje të nënshkrimit të kontratave të punës, kishte marrë vendim për pezullimin e nënshkrimit të këtyre kontratave individuale, si pasojë e disa ankesave që ishin parashtruar tek ai në lidhje me procesin e rekrutimit.
Kjo situatë paraqet konflikt interesi, duke qenë se Adrianit Ibrahimi do të përballet në gjykatë me shefin e tij, paraardhësi i të cilit e kishte anuluar konkursin për shkak të parregullsive, si rezultat i të cilave, sipas ish Ministrit Flamur Sefaj, është pranuar në punë edhe Adrianit Ibrahimi, tashmë shefi i kabintetit të ministrit Bejtush Gashi.
Madje Arbresh.info merr vesh se Adrianiti është mik i afërt i ministrit Bejtush Gashi, dhe dyshohet se familja Ibrahimi ka kohë që janë votues dhe përkrahës të LDK-së./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...