Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë në seancën e sotme se nëse deputetët nuk i votojnë rekomandimet e interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale, ata do ta lëshojnë seancën.
Kryetari Veseli hodhi në votim rekomandimet mirëpo votuan vetëm 46 deputetë ku 45 votuan për ndërsa 1 ka abstenuar.
Shkaku i kësaj LDK dhe VV kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka ftuar në takim shefat e grupeve parlamentare për tu konsultuar lidhur me këtë çështje dhe të merret vendim se a do të vazhdohet me seancë apo do të shtyhet për një ditë tjetër, për shkak të mungesës së kuorumit./Arbresh.info
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...