Situata në Lindjen e Mesme/ Rritet çmimi i naftës, arit dhe grurit në Kosovë

10:02 | 15 Dhjetor 2024
E.H

Indekset evropiane të aksioneve e nisën javën me rritje, tregjet botërore shënuan njëkohësisht rritje të çmimit të naftës, arit dhe grurit.

Sipas Bloomberg kjo rritje është si pasoj e pasigurisë në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad në Siri, shkruan Arbresh.info

Sipas të dhënave të bursës, çmimi i naftës bruto u rrit në 68,008 dollarë dhe çmimi i naftës Brent u rrit në 71,854 dollarë.

Çmimi i arit u rrit në 2,649,23 dollarë për ons, dhe çmimi i grurit në 5,4293 dollarë për bushel.

Kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani gjatë muajit tetor-nëntor për Arbresh.info kishte thënë se çmimet për dizel janë 1.17 cent deri në 1.27 cent, ndërsa sot këto çmime sillen rreth 1.20 cent deri 1.28 cent.

Sipas Berjanit kjo lëvizje e berzës është një lëvizje e lehtë.

“Ka pas lëvizje në berza ndërkombëtarë një lëvizje e lehtë po me pakicë”, sipas Berjanit, çmimet e naftës në Kosovë janë çmimet më të ulëta në rrethin.

Ndërsa sa i përket çmimeve të arit në Kosovë, duket se ka pasur një rritje në vazhdimësi gjatë këtij viti, kryetari i Shoqatës së Artarëve të Kosovës, Enver Pakashtica, tregon se çka ka ndikuar në këto rritje.

“Ne si Kosovë nuk kemi qasje në berza, këto luftëra, kriza të gjitha ndikojnë, por është për habi sepse me ndalimin e luftës në Siri kemi prit se do të ketë një ulje të çmimit por përkundrazi ka pas një ngitje të lehtë”.

Derisa një lirë në janar kishte çmimin rreth 450 ndërsa sot ajo kushton 580 euro.

“Një lirë sot është 580 euro, ky nuk është çmimi stabil sepse nuk do të thotë që nuk zbret apo nuk ngritët çmimi deri në mbrëmje, ndërsa në janar lira ka kushtuar 450”, tha Pakashtica.

Duke pasur parasysh këta faktorë, disa ekspertë parashikojnë se ari mund të arrijë pika të reja deri në fund të vitit, disa parashikime sugjerojnë se ai madje mund të afrohet ose të kalojë shenjën prej 3,000 dollarë për ons.

Sipas të dhënave të Raportit të Çmimeve të AgriCensus, çmimet botërore të grurit kanë qenë më të ulëta, por pasi që Rusia pushtoi Ukrainën çmimet filluan të rriten.

Megjithëse lufta vazhdon ende në Ukrainë, kjo nuk e largon mundësinë që çmimet të bien në tendencat e paraluftës.

Sipas disa analistëve ndërkombëtar çmimet e grurit në vitin 2025 pritet të rriten ende./Arbresh.info/Qëndresa Luma/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme