Pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës, që po dyshohet nga njësitet Speciale të Serbisë, ka reaguar Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila ka shfaqur shqetësimin e saj.
Në reagimin e tyre ata kanë thënë se tre policët u arrestuan në territorin e Kosovës, duke kryer detyrat e tyre sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese dhe nga një grup i organizuar i pjesëtarëve të policisë së Serbe pa paralajmërim kidnapohen dhe dërgohen në drejtim të panjohur.
Sindikata e Policisë ka kërkuar urgjentisht të lirohen dhe sa më të shpejt sepse është shkelje e çdo marrëveshje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare, sepse të tre policët ishin duke mbrojtur integritetin e Kosovës.
Brenda territorit të Kosovës, sot, po dyshohet se nga njësitet ushtarake dhe policore janë kidnapuar 3 policë të cilët ishin të armatosur, por nuk rezistuan.
Por, më pas mediat në Serbi, dhe institucionet atje kanë ka thënë se të tre policët janë nisur drejt Beogradit për të dalë para institucioneve të drejtësisë.
Komunikatë për media
Prishtinë 14 qershor 2023
Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar dhe dënon ashpër rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës, nga policia Serbe.
Zyrtarët policorë Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema kanë qenë në Territorin e Republikës së Kosovës duke kryer detyrat e tyre sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese dhe nga një grup i organizuar i pjesëtarëve të policisë së Serbe pa paralajmërim kidnapohen dhe dërgohen në drejtim të panjohur deri me tani.
Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policor, sepse është shkelje e çdo marrëveshje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare sepse zyrtarët policor kanë qenë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur integritetin e vendit.
Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë që mos ju ndodh asgje e keqe, kurse kërkojmë nga të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit zyrtar policor të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Policinë e Kosovës.
Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizmin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre.
Sindikata e Policisë së Kosovës
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...