7 vite më parë, me urdhër të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, Policia e Kosovës kishte marrë aksion për siç u tha, shtrirjen e sovranitetit në veri të Kosovës për të marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, përkatësisht në Jarinje.
Ky aksion nuk ishte realizuar bazuar në ndonjë plan paraprak, ashtu siç ishte thënë nga faktori politik në vend.
Viktima e këtij aksioni ishte polici Enver Zymberi, i cili ishte vrarë nga plumbat e serbëve që më 26 korrik e kishin bllokuar rrugën, duke penguar depërtimin e policëve të njësisë speciale në pjesën veriore të vendit.
Mirëpo, katër vite më vonë, një trup gjykues i EULEX-it ka shpallur të pafajshëm Radovan Radiqin dhe Millovan Vllashloviqin, të dyshuar se kanë vrarë policin e Kosovës, Enver Zymberi, në korrik të 2011-ës, në Zubin Potok.
Familja e policit të vrarë ishte shokuar me vendimin e EULEX-it.
Polici i njësisë speciale u vra më 26 korrik 2011 në përpjekjen e parë dhe të vetme të institucioneve të Kosovës për të rimarrë nën kontroll pikat kufitare veriore.
Enver Zymberi, është shpallur hero i Kosovës nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.
Ai la pas vetes gruan dhe 4 fëmijë.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...