Është shtyrë seanca ndaj ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe 23 të tjerëve.
Seanca e shqyrtimit të dytë gjyqësor ndaj Lushtakut dhe të tjerëve u shty për shkak të mos prezencës së Myrvete Lushtakut, njërës nga 24 të akuzuarit e këtij rasti, shkruan Arbresh.info
Kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti tha se seanca nuk mund të vazhdoj pa prezencën e të gjitha palëve.
“Në rast të mungesës së njërës palë ne nuk mund të vazhdojmë Seancën gjyqësore”, tha gjyqtari Shashivari.
Sami Lushtaku tregoj arsyen e mungesës së familjares së tij.
“Myrvetja mungon për shkak se e ka vajzën smut dhe duhet të kujdesët për të”, u shpreh Lushtaku.
Prokurori i rastit Romulo Mateus tha se sa i përket dorëzimit të të gjitha provave, ai e ka kryer në kohë të duhur obligimin e tij.
Ndërkaq, kryetari i trupit gjykues Hoti tha se janë dy situata, në njërën mungesa e njërës nga të akuzuarit dhe tjetra mungesa e shkresave të lëndës tek njëri nga të akuzuarit, shkruan Arbresh.info.
“Mungesa e komplet shkresave të lëndës të një pale në procedurë, andaj unë si kryetar i trupit gjykues nuk do të lejoj të ketë shkelje të tilla dhe nuk di për cka vjen këtu. Për këtë mua gjithsesi më duhet ta caktoj seancën tjetër të shqyrtimit të dytë gjyqësor”, tha Shashivari.
Prokurori Mateus tha se nuk është arsyeshme mos ardhja e të akuzuarës Myrvere Lushtaku.
“Arsyetimi që është dhënë nga Myrvete Lushtaku, nuk është i pranueshëm, sepse ajo ka mund të gjej dikë të rrijë me vajzën e saj”, tha prokurori Mateus.
Por gjyqtari Hoti tha se arsyeja e shtyrjes së seancës nuk është vetëm mungesa e të akuzuarës, por edhe mosmarrja e gjithë materialit nga avokati Ragip Zeneli gjë që sipas tij, pamundëson mbajtjen e seancës.
“Seancën nuk e kisha shtyrë po të ishte vetëm mungesa e Myrvete Lushtaku, shkak për shterje të kësaj seancë është mungesa e shkresave të njërës anë dhe kështu nuk mund ta vazhdojmë seancan.
Seanca e radhës vazhdon me 2 shkurt në ora 9:30.
Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtakutu dhe djali i tij, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku pritet të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Rasti ka të bëj me arratisjen e Lushtakut nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), më maj të vitit 2014.
Seanca e parë kishte dështuar me 25 shtator të këtij viti, për shkaka të mungesës së pesë të akuzuarve, Dardan Geci, Myrvete Lushtaku, Skender Tahiri, Rexhep Xhota dhe Bajram Dibrani.
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për disa vepra penale “arratisje e personit të privuar nga liria”, “pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësim gjatë procedurës zyrtare” si dhe “për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal”. Për arratisjen nga QKUK, akuzohen edhe Sahit Jashari e Ismet Haxha.
Për veprën penale të pjesëmarrjes në grup të organizuar kriminal akuzohen edhe Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjakum Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani. Ndërsa Mërgim Lushtaku, Dardan Geci dhe Mervete Hasani Lushtaku, akuzohen për lehtësim të arratisjes së personave të privuar nga liria.
Pjesë e kësaj aktakuze janë edhe Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, të cilët akuzohen për veprën penale të ofrimit të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale si dhe lirim i jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria.
Për veprën penale pengimi i dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësimin gjatë procedurës penale në bashkëkryerje akuzohen Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, dhe Fatmir Mjaku.
Ndërsa dy ish sh, Drejtorët e Shërbimit Korrektues të Kosovës Emrush Thaqi dhe Shemsi Hajrizi, bashkë me Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Gjoka e Shatri, gjithashtu akuzohen edhe për falsifikim të dokumenteve dhe lehtësim i arratisjes për personat e privuar nga liria
Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena, akuzohen për lirim të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria./Gita Lushi/Arbresh.info
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...