Google ADS

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Musliu kërkon nga Kurti shkarkimin e Sveçlës, Hoxhës dhe Ajetit

12:43 | 1 Dhjetor 2024
E.H

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se sulmet në veri dhe gjetja e një numri të madh armatimi duhet të hetohet seriozisht dhe të merren masat adekuate ndaj atyre që cenojnë sigurinë tonë.

Sipas Musliut, sulmet e tilla shpalosin mangësi të thelluar të kontrollit shtetëror në gjithë territorin, përcjell Arbresh.info.

Me anë të një postimi në Facebook, Mulisu ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha si dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajetin.

Postimi i plotë:

Pas dy sulmeve terroriste dhe gjetjes së gjithë atij arsenali të armatimit në veri, nuk mund t’i ikim pyetjes: KU ËSHTË SHTETI?
Situata alarmante në veri nuk mund të mbetet në kuadrin e profilizimit mediatik as të Albinit e as të fansave të tij si Dimali, Mufali dhe Enveri , por duhet të hetohet seriozisht dhe te merren masat adekuate ndaj atyre që cenojnë sigurinë tonë dhe atyre që janë emëruar në krye të institucioneve që janë të thirrura për të garantuar sigurinë tonë.

Këto sulme shpalosin një mangësi të theksuar të kontrolliit shtetëror në gjithë territorin e sidomos në atë pjesë ku tensionet dhe sfidat për sigurinë janë të pranishme për një kohë të gjatë.

Dhe pikërisht për këtë, sot, ne duhet të bëjmë vetëm një pyetje: Si mund të ndodhin sulme të tilla terroriste brenda një periudhe kohore kaq të shkurtër, pa u kapur në kohë nga organet tona shtetërore?

Në këtë kontekst është e pamundur të mos vëmë në pikëpyetje seriozitetim e Ministriit të Punëve të Brendshme, Drejtoriit të AKI dhe Drejtoriit të Policisë së Kosovës e mbi të gjitha të Kryeministrit të vendit.

Dikush duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimin në identifikimin dhe parandalimin e këtyre aktiviteteve që po rezultojnë në sulme terroriste.

Kryeministri i këtij vendi, ashtu siç i ka emëruar, duhet edhe t’i shkarkojë për mos zbatim dhe lëshime të rënda të cilat kanë rrezikuar drejtpërdrejtë sigurinë e qytetarëve dhe kanë cenuar integritetin e shtetit.
Veriu i vendit nuk guxon të përdoret si kartë elektorale nga asnjë parti, por kjo nuk guxon në asnjë mënyrë të na step për të kërkuar llogari dhe përgjegjësi përmes një hetimi të menjëhershëm dhe serioz.

Hapi i parë në një situatë të tillë, është shkarkimi i personave përgjegjës, në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve për institucionet tona dhe të sigurohet një kontroll i plotë dhe efikas mbi territorin e vendit.

Paralelisht duhet të bëhët e pamundura për të identifikuar dhe kapur kryerësit e këtyre akteve terroriste.
Sepse këto akte terroriste nuk mund të mbulohen me propagandë dhe me sulme të shëmtuara në drejtim të opozitës. Këto akte terroriste duhet të dënohen dhe të sanksionohen me ligj dhe vendosmëri politike.

Albin, bëjë njëherë në jetën tënde një akt si një kryeministër normal dhe shkarko Ministrin e Punëve të Brendshme, Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e AKI-së. Vetëm atëherë ne dhe qytetarët mund të besojmë që e ke seriozisht e jo për shfaqje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme