Shënohet pesë vjetori i përmbarimit privat në Kosovë

07:11 | 16 Korrik 2019
Arbresh.info

Oda e Përmbaruesve Privat në Kosovë e mbështetur nga programi i USAID-it Drejtësia Komerciale organizon konferencën e cila ka për qëllim të shënojë ceremoninë e pesë vjetorit të Përmbarimit Privat në Kosovë.

Kjo konferencë do të zhvillohet përmes disa aktiviteteve duke ofruar mundësinë që të diskutohen arritjet e Odës dhe të reflektohen pikëpamjet rreth sfidave në punën e Përmbarimit Privat në Kosovë.

Konferenca do të mbledh ekspertë, përfaqësues të delegacioneve të rajonit dhe do të përcillet me një fjalim kyç nga Mark Schmitz, Kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve Gjyqësorë.

Gjatë konferencës do të nënshkruhen Memorandumet e Bashkëpunimit me Odën e Bullgarisë dhe Malit të Zi, që kanë për qëllim krijimin e lidhjeve për bashkëpunim dhe shkëmbimin e përvojave për projekte të përbashkëta./Arbrersh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme