Komuniteti Bektashian i Kosovës Gjyshata në Gjakovë shënon sot përvjetorin e 12-të të rindërtimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës.
Kjo ditë, sipas Kalendarit të Kryegjyshatës së Bektashinjve, është ditë pelegrinazhi në Teqenë e Gjakovës. Prandaj, çdo ardhës është i mirëpritur në këtë tempull të Zotit.
Teqeja e Gjakovës, u bë e mundur të rindërtohet në vitin 2007. Kjo, pas shkatërrimit e djegies deri në themel, bashkë me Bibliotekën e pasur e Tyrben, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Teqeja Bektashiane e Gjakovës është themeluar në vitin 1790 nga Baba Shemsi. Deri më tani, në këtë Teqe kanë shërbyer 12-të baballarë të shquar të udhës së Hazreti Pirit, Hynqar Haxhi Bektashi Veli. Postmbajtësi aktual është Baba Mumin Lama.
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...