Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, në raportimin e saj gjashtë mujor për Kosovën në OKB , ka folur për agresionin në Banjskë duke kërkuar drejtësi.
Ziadeh ka thënë se do të vazhdojë të kërkoj që të vendosen para drejtësisë përgjegjësit e agresionit të 24 shtatorit.
“Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë që është një incident shumë serioz i sigurisë. Kjo është edhe çështje gjyqësore, por edhe domosdoshmëri politike, në mënyrë që t’u ikim rasteve të tilla që më të mos përsëriten”, ka thënë Ziadeh.
Ajo poashtu tha se zgjidhja e problemeve që po ndodhin në Kosovë është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Thirrjet për themelimin e Asociacionit duhet të merren parasysh me këtë do të tejkalohen elementet e sigurisë për komunitetin serb që përfshin edhe çështjet e administrimit lokal. Implementimi i plotë i marrëveshjeve të dala nga dialogu është një prioritet i madh për t’iu ikur krizave që na kanë dalë, me rëndësi është që të dyja plaët të jenë të angazhuara”, ka thënë Ziadejh. /Arbresh.info
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare