Teksa Serbia është heshtje zgjedhore, ky shtet vazhdon të lejojë përmes kornizës ligjore që kriminelë lufte të jenë pjesë e listave zgjedhore dhe jetës politike. Partia e presidentit Vuçiq në zgjedhjet për qytetin e Beogradit është në koalicion me kriminelin e luftës Sheshel.
Në Serbi ekziston një gjendje e vazhdueshme e mohimit të krimeve të luftës në vitet nëntëdhjeta dhe glorifikimit të kriminelëve të luftës. Gjenocidi në Srebrenicë dhe krimet në Kosovë vazhdojnë të mohohen.
“Mohimi në raport me Kosovën është i pranishëm sepse Kosova është ende një temë aktuale në Serbi dhe gjithçka që ka ndodhur është e lidhur me atë që po ndodh sot. Ata nuk flasin për krime, ndërsa krimi më i mohuar është Reçaku. Ai më së shumti flitet si shkak i bombardimit të Serbisë, por jo për krimin e kryer nga forcat serbe”, tha Jovana Kollariq, hulumtuese e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd.
Për më tepër, korniza ligjore në Serbi nuk e ndalon pjesëmarrjen e kriminelëve të luftës në zgjedhje. Partia e presidentit Vuçiq në zgjedhjet për qytetin e Beogradit është në koalicion me kriminelin e luftës Sheshel, i cili po ashtu është në garë për parlament. Ndërsa disa kriminelë lufte, si Shainoviq dhe Llazareviq, mbështetën Vuçiqin dhe Daçiqin.
“Partitë përdorin temën e luftës sepse është ende emocionale për një numër të madh njerëzish. Shumë njerëz votojnë bazuar në dy çështjet e Srebrenicës dhe Kosovës, prandaj këto dy çështje janë shumë të dobishme politikisht në përputhje me narrativën nacionaliste”, tha Vanja Gjurgiq nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.
Pavarësisht numrit të madh të vendimeve për krime lufte dhe fakteve të vërtetuara nga Haga, mohimi dhe glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës vazhdon me vite.
“Që nga viti 2012, janë bërë përpjekje sistematike për të mohuar dhe relativizuar krimin, kemi një rishikim të humbjes. Për këtë arsye, të gjithë ata të dënuar për krime lufte që u kthyen nga burgjet nëpër Evropë, tashmë janë personazhe publike në institucione të rëndësishme, dalin në media dhe shpallen heronj kombëtar që u sakrifikuan për interesin kombëtar. Ato shërbejnë për të krijuar një narrativë të re që duhet të tregojë se Serbia është e pafajshme nga të gjitha ato luftëra”, tha Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.
Organizatat e shoqërisë civile besojnë se derisa kriminelët e luftës janë prezent në jetën publike, ballafaqimi me të kaluarën dhe pranimi i përgjegjësisë do të vazhdojë të jetë i vështirë.
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip