Scott: ShBA-ja nuk i kërkon Serbisë të zgjedh midis BE-së e Rusisë

12:14 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, tha se SHBA nuk kërkon nga Serbia të zgjedhë midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

“Ne e mbështesim fuqishëm Serbinë në rrugën e saj kah BE-ja dhe nuk mendojmë se kjo i përjashton marrëdhëniet e mira me Rusinë”, tha Scott për gazetën “Novi Magazin”, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Duke folur për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, Scott tha se është bërë përparim i madh në dialogun e Brukselit, porse disa obligime nuk janë përmbushur dhe se të dyja palët duhet të bëjnë më shumë për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet.

“Disa obligime mbeten të papërmbushura. Mungesa e përparimit sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është një shembull”, tha me tjerash Scott.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme