Schwarz: Ajo që po ndodh në kufirin e Kosovës ta kujton atë që ndodhi me Ukrainën, Putini po përzihet

12:16 | 1 Tetor 2023
E.H

Deputeti i Bundestagut Gjerman, Andreas Schwarz ka thënë se ajo që po ndodh në kufirin Kosovë-Serbi ia kujton ngjarjet e vitit 2022 në kufirin Ukrainë-Rusi, para se të niste lufta.

Me anë të një postimi në platformën ‘X’, deputeti gjerman tha se presidenti rus, Vladimir Putin po përzihet në këtë çështje, përcjell Arbresh.info.

“Ajo që po ndodh në kufirin me Kosovën ta kujton atë që ndodhi në vitin 2022 me Ukrainën. Putini sigurisht që përzihet. Serbia duhet të marrë udhëzime të qarta nga BE-ja. Tani ka diplomaci!”, tha Schwarz./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme