Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Në këtë konferencë për media ka folur i pari kancelari gjerman Scholz i cili është shprehur se në takim ka pasur shumë tema, ndërsa në diskutim kanë qenë edhe çështjet klimatike dhe ato të energjisë.
“Rëndësi jetike ka luftimi i korrupsionit dhe forcimi i sundimit të ligjit të cilat qeveria kosovare i ka bërë qëllime. Përparimet nuk arrihen brenda ditës, por janë me rëndësi qëndrore, për t’u hapur të rinjve përspektiva dhe shanse. Ne jemi të gatshëm ta mbështim Kosovën. Rëndësi thelbësore për të rinjtë ka klima dhe energjia. Kosova ka ende kohë para vetës. Jam i gëzuar për angazhimin e përbashkët të qeverive tona në këtë fushë që do të ndihmojë Kosovën në pavarësimin energjetik dhe do të përmirësojë cilësinë e ajrit atje.”, tha Scholz.
Scholz gjithashtu është shprehur se përparimi duhet të ndodh në liberalizimin e vizave, për çka shprehet se qeveria federale angazhohet me BE-në dhe partnerët.
Nëpërmjet procesit të Berlinit, siç ka theksuar Scholz do të arrihen 4 marrëveshje që përfshijnë lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave.
“Përparimi i mëtejshëm duhet të bëhet në liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria federale angazhohet me BE-në dhe partneret. Shumë e rëndësishme këtu është bashkëpunimi rajonal. Me procesin e Berlinit, Gjermania ka vite që angazhohet në këtë drejtim. Projekti aktual më i rëndësishëm është krijimi i tregut të përbashkët rajonal, këtu besoj se do të arrijmë të përfundojmë katër marrëveshje për lëvizjen e personave dhe njohjen e diplomave.”, tha Scholz.
Në konferencë për media ka folur edhe kryeministri Kurti i cili ka falënderuar Scholz për takimin dhe mbështetjen e Gjermanisë./arbresh.info/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...