Google ADS

Rrokulliset kamioni, lëndohet shoferi

08:39 | 25 Gusht 2021
V. S.

Në person është lënduar në një vetëaksident në fshatin Gllarevë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar në orën 07:53 për një aksident në Gllarevë. Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se ishte vetëaksident dhe lëndime ka pësuar vozitësi i kamionit. Kamioni është rrokullisur. Vozitësi është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, bën të ditur Gashi për portalin arbresh.info.

Vetëm mëngjesin e sotëm në rajonin e Dukagjinit kanë ndodhur tri aksidente./arbresh.info/

Aksidentohet një kamion në Gllarevë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme