Çmimi i drurit po shënon rritje nga viti në vit.
Ndonëse jemi në mes të stinës së verës, qytetarët kanë filluar të përgatiten për muajt e dimrit, duke u furnizuar me drunj për ngrohje.
Këtë vit një metër dru po kushton 75 euro, ndryshe nga viti i kaluar kur një metër dru ishte 50 euro, raporton Arbresh.info.
Kjo rritje veç sa do e varfërojë xhepin e disa prej qytetarëve që ngrohen me drunj.
Madje, vet druvarët thonë se ngritjen e çmimeve po e shfrytëzojnë pas ardhjes së mërgimtarëve.
Portali Arbresh.info ka kontaktuar me disa druvarë për të kuptuar se si po qarkullojnë çmimet e drunjtëve në tregjet e Kosovës për vitin 2023.
Njëri nga dru shitësit në Vushtrri B.Z thotë për Arbresh.info se çmimi i një metri dru i llojit bung aktualisht kushton 60 deri 75 euro varësisht edhe nga madhësia e drurit. Ndërsa lloji i drurit ah dhe qarr shitet me një çmim më të ulët 50 deri në 60 euro.
“Po çmimet e drurit bung janë 60 deri 75 euro për metër, ndërsa druri ah dhe qarr janë më të lira 50 deri 60 euro. Kjo varet edhe prej cilësisë së drurit dhe madhësisë , por edhe nga vjetërsia e tij, sepse drunjtë që janë pre që një kohë të gjatë dhe kanë qëndru digjen më lehtë”, pohon ai.
B.Z thotë se qytetarët po e shfrytëzojnë sezonin e verës që t’i blejnë drunjtë për dimër.
“Fluksi i vitit të kaluar sa i përket blerjes së drunjve ka ndikuar që të rriten çmimet për këtë sezonë, sepse të gjithë po e shfrytëzojnë këtë kohë për të blerë dru që t’i rezervojnë për dimër”, shton ai.
Ata tregojnë çmimet e drunjve gjatë vitit të kaluar.
“Vitin e kaluar çmimi i drunjve bung ka qenë më i lirë 50 euro për metër ndërsa 45 deri 60 euro lloji i drurit ah”, tregon B.Z.
Një tjetër shitës i drunjve, i cili vjen nga Prishtina, por që deshi të qëndroj në kushte anonime, u pohon se çmimet janë pak të shtrenjta, por, sipas tij, kjo nuk është vetëm tek druvarët, por në të gjitha bizneset.
“Po çmimet janë të shtrenjta po kjo nuk është vetëm tek ne, po te çdo lloj biznesi si në markete si në çmime të biletave të autobusëve, çdo kund”, thotë ai.
Po ashtu, ai pohon se në këtë kohë të ngritjes së çmimeve tek drunjtë ka ndikuar edhe ardhja e mërgimtarëve.
“Po tash më shumë po blejnë dru këtë kohën e verës që me i lënë hazër për dimër, po edhe po e shfrytëzojmë pak këtë kohën e mërgimtareve që kanë ardhur tash në Kosovë”, tha tutje ai.
Ai ndër të tjerat thotë se bëjmë edhe pak zbritje tek qytetarët.
“Po tash ne i lemë pak më të shtrenjta se çdo blerës që vjen me ble dru shtyhet për çmim edhe ne ju bëjmë pak zbritje, domethënë nuk iu japim me këtë çmimin fiks që e kemi”, pohon ai.
Qytetarët: Çmimet e larta e rrogat shumë të vogla
Një blerës i drunjtëve thotë se çmimet janë shumë të larta në krahasim me vitin e kaluar gjatë verës, dhe se çmimet ndryshojnë nga qyteti në qytet, dhe se çmimet më të lira të drunjve janë në Vushtrri.
“Verën e kaluar kanë qenë me një çmim më të ulët krahasuar me tash, vitin e kaluar i kam blerë me një çmim 30 për qind më lirë. Çmimet ndryshojnë nga qyteti në qytet dhe çmimet e drunjve më të lira janë në Vushtrri’’, u përgjigj ai.
Për çmimet e drunjve u përgjigj edhe një qytetarë nga Obiliqi ku sipas tij këto çmime janë shumë të larta për pagat të cilat janë në Kosovë.
“Po çmimet janë jo të larta po tepër diçka të larta duke e ditur se çfarë krize ka ardh, çmimet e larta e rrogat shumë të vogla”, përfundoi ai/Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...