Ish-punëtorët e ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku” janë duke protestuar para Prokurorit të Shtetit për të kërkuar 20 përqindëshin, siç thonë ata, që u takon pas privatizimit të kësaj ndërmarrje.
Maliq Demiri, përfaqësues i ish-punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje ka thënë se 470 punëtorë të saj kanë mbetur jashtë listave nga shitja e aseteve të saj, përcjell arbresh.info.
Ne jemi përfaqësues të 470 punëtorëve që janë mbetur jashtë listave nga shitja e aseteve të “Ramiz Sadikut”. Jemi mbledhur këtu pasi që jeni dera e vetme në të cilën mund të kërkojmë drejtësi dhe hetime për mospërfilljen tonë në grupin e njerëzve që e kanë marrë 20 për qindëshin. Prokurorisë së shtetit i jemi drejtuar disa herë duke kërkuar hetime në çështjen tonë por Prokuroria nuk ka vepruar, i mbylli hetimet me arsyetim se nuk kemi gjetur prova të mjaftueshme. Të gjithë këta punëtorë janë të gatshëm të tregojnë dhe të dëshmojnë para Prokurorisë, gjykatës se si manipuluan në protestat në rastin tonë”, ka thënë Demiri.
Sipas tij, punëtorët janë të gatshëm të dëshmojnë se si sindikata e Ramiz Sadikut është korruptuar në mënyra të ndryshme.
“Ne si grup jemi përjashtuar nga kjo drejtësi duke na i fshehur nga sindikata e vetëquajtur e “Ramiz Sadikut” kartelat apo librezat e punës dhe të kaluarën tonë në atë ndërmarrje. Lusim Prokurorinë e shtetit që të ndërmerr hetime të shpejta dhe të drejta në drejtimin dhe t’i sjell para drejtësisë të gjithë manipuluesit dhe të korruptuarit”, ka thënë ai.
Në këto momente ata po presin që të takohen me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1841150629283354/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...