Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, nga fjalimi që pati në Kuvendin e Shqipërisë, rrëfeu edhe një pjese të historisë së familjes së saj.
Ajo para deputetëve shqiptar rrëfeu se si xhaxhai i nënës së saj u varros i gjallë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, raporton arbresh.info
“Përgjatë historisë sonë shumë familje janë ndarë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Të tillë e kishte fatin edhe familja ime. Përderisa gjyshi im, babai i nënës sime kishte përjetuar tortura të tmerrshme në burgjet e regjimit serb e në fund edhe kishte vdekur nga ato tortura, në anën tjetër xhaxhai i nënës, pra vëllai tjetër Sylejman Vuçitërna kryetar i Akademisë Ushtarake në Shqipëri kishte mbetur këtu në Shqipëri por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës. Kjo histori e dhimbshme e ndarjes së familjes në të dy anët e kufirit është histori e qindra familjeve shqiptare e mijëra familjeve shqiptare”, ka thënë Osmani./arbresh.info/
Osmani nga Kuvendi i Shqipërisë: Serbia të dënohet e jo të shpërblehet
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë