Rrahim Pacolli përshëndet lirimin e Kurtit, i uron suksese në garën për të parin e partisë

13:22 | 29 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Shefi i Delegacionit të Kosovës në bisedimet për Kartonin e Gjelbër me Serbinë, Rrahim Pacolli ka përshëndetur lirimin e ish-liderit të VV-së, Albin Kurti.

Pacolli, përmes një statusi në Facebook i ka uruar suksese në garën për kreun e partisë, shkruan arbresh.info.

“Përshëndes lirimin e liderit historik të Vetëvendosjes, deputetit më të votuar në Kosovë. I uroj suksese në garën e tij për kreun e partisë. Në këtë fazë komplekse për vendin Republika e Kosovës ka nevojë për një lider të kalibrit të tij. Rr.P”, thuhet në postimin e Pacollit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme