Rohde: Bujqësia dhe energjia e ripërtëritshme janë kyçe për të ardhmen e Kosovës

13:37 | 23 Tetor 2024
E.H

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde është shprehur i kënaqur që iu bashkua ministrit të Bujqësisë, Faton Peci në panairin Agri-Rinew 2024 i cili po mbahet në Prishtinë.

Rohde me anë të një postimi në X, tha se bujqësia dhe energjia e ripërtritshme janë kyçe për të ardhmen e Kosovës

“Bujqësia dhe energjia e ripërtëritshme janë kyçe për të ardhmen e Kosovës. Jam i lumtur për skemën e granteve Gjermani-Kosovë që është vendosur të nxisë inovacionin dhe rritjen rurale! Së bashku për një të ardhme të qëndrueshme”, shkroi Rohde./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme