Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka pritur sot në takim një delegacion të nivelit të lartë të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar- JICA, kryesuar nga Miyazaki Kiyotaka- Drejtor për Evropë në JICA.
Ministrja Reshitaj falënderoi shtetin japonez dhe JICA për mbështetjen e pa rezervë që kanë dhënë dhe po japin për Kosovën e ne veçanti për mjedisin.
Ajo falënderoi agjencinë japoneze për projektin që bashkë me MMPH-në janë duke realizuar në fushën e ajrit, për hulumtimin e ndotësve të ajrit në regjionin e Prishtinës, rehabilitimin e stacioneve për monitorimin e cilësisë së ajrit, nga i cili projekt brenda këtij viti do të dalim me rezultate preliminare mbi ndotësit e
ajrit në regjionin e Prishtinës.
Nga ana tjetër drejtori Kiyotaka përgëzoi ministren për punën e saj në adresimin e problemeve mjedisore ne vend, me ç ‘rast foli mbi projektet që JICA po përkrah në Kosovë, duke përfshi projektin e ajrit dhe projektin për menaxhimin e mbeturinave në regjionin e Prizrenit, duke zgjeruar dhe ngritur nivelin e cilësisë së shërbimeve për mbledhjen e mbeturinave.
Jica Japoneze rikonfirmoi përkrahjen e saj për Kosovën dhe ministrinë në veçanti duke shqyrtuar mundësitë e përkrahjes edhe në rehabilitimin e shtretërve te lumenjve si dhe ne mbrojtjen e burimeve ujorë në vendin tonë.
Reshitaj në fund kërkoi nga JICA përkrahjen e idesë së saj për ndërtimin e impiantit për trajtimin e mbeturinave dhe shndërrimin e tyre ne gaz, energji dhe ngrohje qendrore.
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...