Google ADS

Realizohet kërkesa e infermierit Duraku: Pagesa e ndrrimeve të natës nga 18€ në 36€

14:45 | 29 Dhjetor 2020
M. A.

Enlirat Duraku, anëtar i Sindikatës së Infermierëve, njofton për realizimin e njërës kërkesë për rritjen e pagesës për ndërrimin e natës.

“Pagesa e ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€. Falemnderit të gjithëve që u angazhuan që kjo të realizohet”, ka shkruar Duraku në Facebook.

Ndryshe, Duraku ka deklaruar se ka qëndruar në grevë urie për 20 ditë radhazi, teksa a shtuar se do të qëndrojë deri në vdekje derisa të realizohen kërkesat e infemrmierëve./arbresh.info/

Infermieri Duraku në gjendje të plogësht e me dhimbje të mëdha

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme