Rathfelder: Veç suedezët në Finlandë, më mirë se serbët në Kosovë

20:09 | 18 Shtator 2023
E.G

Gazetari i njohur gjerman, Erich Rathfelder, ka folur sot për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Rathfelder është shpallur ‘non-grata’ në Serbi, ndërsa për Info Magazine, ai u shpreh ekskluzivisht se serbët në Kosovë si pakicë kanë kushtet më të mira.

”Zonat serbe, komunitetet serbe kanë pavarësinë dhe të drejtat më të mëdha, krahasuar me të gjitha pakicat në Evropë. Përveç suedezëve në Finlandë, përndryshe kanë kushtet më të mira, si pakicë”.

”Komunat janë të lira, mund të përzgjedhin gjuhën e tyre, kanë lirinë e arsimit, trajtimin mjekësor përmes strukturave të tyre, pra kjo orvatje për të themeluar një Republikë serbe të tyre brenda Kosovës, për mua është një hap në drejtim të shkatërrimit të Kosovës nga pala serbe”.

Kryeministrit Kurti, ju i rekomandoni të mos e pranojë këtë kusht?

”Isha shumë afër, zotëri Ahtisarit në vitet 2005-2006 kur statusi i autonomisë dhe të drejtat e komunitetit serb, ishin duke u diskutuar, dhe ishin vendosur me Kombet e Bashkuara dhe zotëri Ahtisari pra ky diplomat finlandez, kishte bërë këtë propozim që ishte i pranueshëm për të gjitha palët”.

Kujtojmë që gazetari gjerman, ka ndjekur zhvillimet në Kosovë që nga vitet ’80-ta duke botuar edhe një libër me titull ”Kosova”.

”Pra, [në dialog] keni dy diplomatë të cilët nuk janë aq pozitivë sa i përket Kosovës nga ana e BE-së, ndërsa nga ana tjetër keni administratën amerikane, e cila është paksa e pasigurt se si të sillen”.

”Dhe është e qartë se ata po bëjnë presion tek zotëri Kurti, dhe kjo qeveri tani që të dorëzohet në çështjen e komunave”.

Të ngjashme