Google ADS

Rashiq për rregulloren e BQK-së: Ky ligj është në përputhje me rregulloren e pagesave evropiane

12:38 | 7 Shkurt 2024
E.K

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sot në një konferencë për media ka folur lidhur me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin serb.

Rashiq thotë se ky ligj është në përputhje me rregulloren e pagesave evropiane.

“Do të thotë se ndodhet për rrethanat nuk do të jetë e zbatueshme, është mënyra që bankat në Serbi ta bëjë kthimin e parave direkt ku të gjithë njerëzit që nuk kanë llogari bankare ta hapi pa pagesë. Kjo është rregullorja evropiane sa i përket transferimit të parave që është pagesa e vetme pagesa regjionale. Kjo do të thotë se është në përputhje të plotë me rregulloren e pagesave evropiane. Shfrytëzuesit të jenë të përgatitur për implementimin e saj”, u shpreh ai.

” Kur u takova me kryeministrin, kemi ardhur deri te një përfundim, që kjo është një periudhë tranzicioni kështu që shfrytëzuesit ta kenë një mundësi që të përgatiten për përdorimin e kësaj rregullore. Nga ana juridike dhe teknike kjo është mënyra e duhur që të vazhdojmë”, tha Rashiq

Tutje , Rashiq thotë se institucionet arsimore dhe shëndetësore do të fillojnë të punojnë si deri më tani.”.

Gjithashtu, ai thotë se brenda muajit shkurt do të punësohen 10 persona nga komuniteti jo shumicë.

Rashiq theksoi sa BQK gjatë ditës do të kontaktojë Bankën Qendrore të Serbisë në lidhje me transaksionet e parave.

“Sa i përket Bankës Qendrore, ekzistojnë dy mënyra sa i përket përdorimit të dinarit. E para është që Banka Qendrore e Serbisë dhe Kosovës të zhvillojnë mes vete një lloj transaksioni. Unë dje kam marrë konfirmimin nga zotëri Ismaili që sot do të kontaktojnë Bankën Qendrore në Serbi. Konvertimi i dinarit në euro do të jetë shumë i lehtë dhe i zbatueshëm.”, tha tutje ai, raporton Arbresh.info

“Kemi thënë më herët se cdo ministri do t’i punësoj 10 persona nga komuniteti jo shumicë dhe do të përfundojë në fund të shkurtit.”, tha ai.

Ndryshe, Rregullorja e BQK-së, e cila kërkon që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysnin e madhe ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj./Arbresh.info


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme