Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka shtruar iftar, ku i ftuar ishte myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkpuntorët e tij.
Haradinaj tha se ky muaji i shenjtë i Ramazanit le të na shërbejë në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë, transmeton arbresh.info.
“Rrugëtimi njëmujor me agjërim, lutje dhe devotshmëri ndaj Krijuesit, të na shërbejë në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë. Agjërim të lehtë, begati dhe mirëqenie për çdo familje!” ka thënë Haradinaj.
Ndërsa myftiu Tërnava, ka falënderuar kryetarin e AAK-së për këtë iftar, ndërsa theksoi se BIK-u do të punojë që në Kosovë të ketë harmoni e bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë mes të gjithë njerëzve pavarësisht dallimeve etnike dhe fetare. /K. Gërbeshi/arbresh.info/
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...