Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku kanë vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare të rinovuar në Bardhosh.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se kjo QMF tani do të ofrojë edhe shërbimin laboratorik, shkruan Arbresh.info.
“Bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Dr.Izet Sadiku vizituam Qendrën e Mjekësisë Familjare të rinovuar në Bardhosh, e cila tani do të ofrojë edhe shërbimin laboratorik. Jam i lumtur që tani mbi 10 mijë banorë të fshatrave, Bardhosh, Trudë, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme do të mund të marin shërbimet e duhura mjekësore e laboratorike në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare, pa pasur nevojë të shkojnë në qendra tjera.”, shkroi Rama.
I pari i Prishtinës e vlerësoi si lajm të mirë që kjo QMF punon 12 orë në ditë.
“Investimet e tilla ndikojnë sado pak që edhe trafiku në kryeqytet të shkarkohet e punëtorët shëndetësorë të QMF-ve në Prishtinë mos të stërngarkohen me numrin e madh të pacientëve. “, tha ai.
Ndërkaq njoftoi se aktualisht janë duke u rinovuar 10 Qendra të Mjekësisë Familjare.
“Aktualisht jemi duke i rinovuar 10 QMF, në mënyrë që stafit të Qendrave të Mjekësisë Familjare të ju ofrojmë kushte më të mira të punës e pacientëve ambiente më të rehatshme.”, përfundoi ai./Arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...