Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes disa fotografive të shpërndara në Facebook ka mbështetur Marshin për Drejtësi që është mbajtur sot në Prishtinë.
Në fotografitë e shpërndara nga Rama, shihen qindra qytetarë që kanë dalur në përkrahje të ish pjestarëve të UÇK-së, e ku sipër tyre ka shkruar “Me Marshin”, përcjell Arbresh.info.
Kryeministri Rama edhe ditën e shtunë ka bërë një deklaratë në mbështetje të Hashim Thaçit.
“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden”, ka thënë kryeministri Rama në postimin e tij në Twitter..
Në marshin e ditës së sotme kanë marrë pjesë mijëra qytetarë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...