Rama: E larguam deponinë ilegale të mbeturinave inerte në fshatin Trudë

23:07 | 7 Nëntor 2023
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është larguar në tërësi deponia ilegale të mbeturinave inerte në fshatin Trudë.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka apleuar te qytetarët që të mos hidhen mbeturina, shkruan Arbresh.info

Tutje ai ka paralajmëruar gjobitjen e këtyre personave.

“Të nderuar qytetarë, ju lutem mos hidhni mbeturina këtu, nuk lejohet!  Do të kujdesemi që të identifikojmë personat që hedhin mbeturina dhe do t’i gjobisim.”, tha ai.

“Bashkë mund të kujdesemi për mjedisin tonë, bashkë mund ta mbajmë pastër. “, përfundoi Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme