Qeveria përcjell në Kuvend Projektligjin për Prishtinën

14:22 | 6 Tetor 2017
arbresh.info

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme si pikë të parë të rendit të ditës ka miratuar Projektligjin për Prishtinën, përkundër se nuk ishte i paraparë në rendin e ditës së sotme, raporton arbresh.info.

“Ky projektligj bazën ligjore e ka në Kushtetutën e Kosovës,” ka thënë shefi i ekzekutivit, Ramush  Haradinaj.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se ky projektligj do ta ketë edhe koston e vet buxhetore.

“Do ta dizajnojmë që ky ligj mos të jetë ngarkesë për buxhetin e vendit”, ka thënë ai.

Projektligjin për Prishtinën, përkundër përgatitjes në Qeverinë e Isa Mustafës, nuk ishte arritur të procedohet për miratim nga legjislatura e kaluar.

Si i domosdoshëm është cilësuar edhe nga shoqëria civile dhe përfaqësues politik në nivel lokal./arbresh.info/

22290113_10210568379913330_1328253709_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme