Në mbledhjen e Qeverisë u miratua shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e kompensimit financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës 1990 të cilët kanë certifikuar mandatin e deputetit në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të datës 4 dhjetor 1999, të cilët kanë marrë pjesë në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës me datë 2 Korrik 1990 dhe me datën 7 shtator 1990 si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më datën 24 maj 1992.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka thënë se mjetet financiare do të ndahen nga buxheti i Kosovës për vitin 2017, ku janë 300 mijë euro, shkruan arbresh.info.
“Objektivi kryesor i këtij propozimi është që këtyre delegatëve tu ndahet kompensimi në vitin 2017. Janë gjithsej 111 në gazetën zyrtare. Shuma prej 300 mijë do të ndahet në mënyrë proporcionale”, ka thënë Reçica.
/arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?