Google ADS

Qeveria ndaj 326 mijë euro për familjarët e dëshmorëve

09:51 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka ndarë mjete për mbulimin e kërkesave të shoqatave të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

Ministri Skënder Reqica propozoi që të ndahen 326 mijë euro për mbulimin e kërkesave të shoqatave për familjarët e dëshmorëve, raporton Arbresh.info.

Sipas tij, qëllimi është përkrahja financiare për rehabilitimin e familjarëve të dëshmorëve.

“Kjo përkrahje sado pak do të kontribuoj në përmirësimin e jetës së këtyre kategorive”, është shprehur ministri Reqica./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme