Punëtorët e Qendrës Korrektuese në Dubravë kanë mbajtur protestë njëorëshe me kërkesë të rritjes së koeficientit të pagave.
Kryetari i sindikatës së punëtorëve të shërbimit korrektues, Zenun Sadiku në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se kërkojnë rritjen e koeficientit në 2.2.
“Kemi kërkuar të kemi koeficient sikurse Policia dhe Zjarrëfikësit, 2.2 sepse e kemi 1.85. Këtë na e ka premtuar Ministri i Drejtësisë por nuk e mbajti fjalën. Kërkesa tjetër është se stafi civil dhe mbështetës ende nuk din për koeficientin e tyre dhe rrezikshmërinë. Kemi kërkuar që ky ligj të mos kaloj dhe nëse askush nuk e dërgon në Kushtetuese, ne si Shërbim Korrektues do ta dërgojmë në Kushtetuese që të mos realizohet. Në Ministri e dinë për kërkesat tona, kemi mbajtur dy orë e gjysmë takim me Ministrin e Drejtësisë, ai nuk ka garantuar që do të ketë rritje të koeficientit”, ka thënë ai.
Sadiku ka thënë se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre do të mbajnë protest të gjitha qendrat koerrektuese.
“Nëse nuk reflekton asgjë për të mirë protestë do të ketë të enjten në Prishtinë nga të gjitha qendrat korrektuese dhe qendrat e paraburgimit. Do të protestojmë para Ministrisë së Drejtësisë ose përballë Kuvendit. Ende nuk jemi marrë vesh por besoj që do të jetë para orës 11:00”, ka thënë ai./arbresh.info
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...